
Pavarësisht zhvillimit, futbolli vazhdon të ngatërrohet me politikën. Të gjithë e mbajnë mend ndeshjen e pak ditëve më parë mes Rumanisë dhe Kosovës të vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”, ku tifozët rumunë shpalosën në tribunat e stadiumit të Bukureshtit banerin: “Kosova është Serbi”.
Sulmuesi i “Dardanëve” dhe njëkohësisht lojtari që aktivizohet në Rumani për Rapidin e Bukureshtit, Albion Rrahmani është rikthyer të flasë edhe një herë për atë episod të shëmtuar.
“Nuk e di se çka të them, janë gjëra të karakterit politik. Ne shkuam në dhomat e zhveshjes dhe gjyqtari tha se duhet të luanim. Loja vazhdoi, por gjërat nuk shkuan mirë për ne”, – u shpreh Rrahmani për median rumune.
Nga ana tjetër, Albion Rrahmani vijon të shkëlqejë nga ndeshja në ndeshje teksa kësaj radhe realizoi një dopietë në ndeshjen e Rapid të Bukureshtit përballë gjigantëve të Kluzhit në kampionatin rumun. Sulmuesi i Kosovës u bë protagonisti absolut në fitoren 3-1, teksa shënoi dy golat e parë të sfidës duke patur një dorë të rëndë për këto 3 pikë.
Gjatë festës së golit të dytë, ish-sulmuesi i Ballkanit vendosi të festonte me shqiponjë, marrë shkas edhe nga ndodhitë e fundit në Kosovë. Bomberi 23-vjeçar u shit për 600 mijë euro këtë merkato nga Ballkani, rekord për futbollin kosovar, dhe deri tani ka shkëlqyer duke shënuar 6 gola në 4 takime me Rapidin.
Rrahmani bëri debutimin e tij me Përaqësuesen e Kosovës në ndeshjen e fundit pikërisht përballë Rumanisë në Bukuresht.
⚽️ ???????? ???????????????? | Rapid București 2-1 CFR Cluj | Albion Rrahmani
— Goal Foot (@goalfootHQ) September 25, 2023
pic.twitter.com/CzZ7bOdfOa
Lini një Përgjigje