TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shtator 2023, 19:13

Telashe të tjera për Napolin, presidenti De Laurentis nën hetim dhe “fajin” e ka Osimhen

Shkruar nga Pamfleti

Telashe të tjera për Napolin, presidenti De Laurentis nën hetim

Viktor Osimhen është rikthyer në një nga “yjet” më të kërkuar të futbollit evropian, mirëpo Prokuroria e Romës ka hapur një hetim ndaj Presidentit të Napoli, Aurelio De Laurentis, pikërisht për transferimin e “bomberit” nigerian.

Gjithçka lidhet me blerjen e Osimhen nga Lilë, me Presidentin e kampionëve në fuqi të Italisë, që akuzohet se ka treguar plusvalenca fiktive në operacionin e transferimit të tij, duke manipuluar kështu bilancin.

Sulmuesi nigerian u transferua te Napoli nga Lila në verën e vitit 2020.

Hetimi i transferimit të Osimhen po bëhet edhe nga prokuroria sportive, megjithatë, duke qenë se bëhet fjalë për bilancin e një shoqërie tregtare si klubi i Napolit, në lojë ka hyrë edhe prokuroria e kryeqytetit.

Tashmë në qershor të vitit 2022, me mandat të prokurorëve të Napolit, Guardia di Finanza kishte sekuestruar dokumentet që kishin të bënin me blerjen e nigerianit dhe kontrollet që u bënë mes Castel Volturno, Romës dhe Francës.

viktor osimhen aurelio de laurentis presidenti i napolit

Lini një Përgjigje