TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shtator 2023, 18:11

Njeriu kyç për zgjedhjen e Botërorit në Katar dhe akuzat për korrupsion në FIFA, lëshohet urdhër arresti për Mohamed Bin Hamam

Shkruar nga Pamfleti

Njeriu kyç për zgjedhjen e Botërorit në Katar dhe akuzat

Hetimet për "Katargate" kanë shkuar në një tjetër nivel. Sipas asaj që bën me dije “L'Equipe”, Mohamed Bin Hamam është nën hetim dhe ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti nga drejtësia franceze.

Ish-presidenti i Konfederatës së Futbollit Aziatik tashmë është në kërkim, pasi gjyqtari Serzh Turnair në Francë ka lëshuar një urdhër arresti për të më 22 qershor të këtij viti, me akuzat për akte korrupsioni të lidhura me marrjen e të drejtës së Kupës së Botës 2022".

Njeriu që kërkonte të pasonte Sep Blater në krye të FIFA-s u përjashtua përgjithmonë nga institucioni botëror i futbollit në vitin 2011 për dyshimet për korrupsion. Veç saj ai ishte i akuzuar edhe për blerje votash në garën për organet drejtuese të FIFA-s.

Sipas asaj që u publikua në vitin 2014 nga “Sunday Times”, Mohamed Bin Hamam i ofroi në nëntor 2010 shumën e 305 mijë eurove Rejnald Tamarrit, presidentit të Konfederatës së Futbollit të Oqeanisë nga 2004-2010, me qëllim marrjen e votës së tij që Katari të merrte të drejtën e organizimit të Botërorit 2022, ashtu siç edhe ndodhi.

Tashmë 74-vjeç, Bin Hamam ishte nën hetim prej vitesh dhe hetuesit kishin prova për të, ndërsa duket se ai është arratisur dhe autoritetet në Francë nuk kanë asnjë adresë të tij.

mohamed bin hamam ish-presidenti i konfederatës së futbollit aziatik

Lini një Përgjigje