TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Dhjetor 2024, 17:59

Mbledhje e tensionuar në Federatën Turke për Rei Manajn, hera e parë në histori që arbitri jep sqarimet me shkrim

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhje e tensionuar në Federatën Turke për Rei Manajn, hera e

Duket sikur ka ardhur dita e kiametit.

Në Federatën Turke të Futbollit ka tension të madh dhe kjo për shkak të ndërhyrjes së Rei Manajt ndaj një kundërshtari, e për shkak se arbitri nuk i tregoi kartonin e kuq.

Siç shkruan e përditshmja sportive “Fanatik”, në selinë e Federatës në Stamboll u mbajt një takim i tensionuar me praninë e shefit të gjyqtarëve.

Sipas, gazetës, presidenti i Federatës, Ibrahim Haxhiosmanoglu, ka kërkuar që arbitri Turgut Doman të japë sqarim me shkrim për veprimet e tij, dhe kjo është hera e parë në histori që një gjyqtari i kërkohet diçka e tillë.

Manaj dëmtoi lojtarin e Gallatasarajit dhe kombëtares turke, Barish Alper Jilmaz, dhe Federata e ka hapur ndërkohë një hetim ndaj tij.

Sa për arbitrin Turgut Doman, sipas mediave turke, me 99 për qind karriera e tij ka përfunduar.

Ndërkaq, Manaj mori një mbështetje të rëndësishme pikërisht në momentet e tij më të vështira të sezonit, ndërsa po sulmohet nga të katër anët.

Klubi i tij, Sivaspori, botoi një komunikatë pas akuzave ndaj yllit të kombëtares shqiptare, akuza që u krijuan pasi ai dëmtoi lojtarin e Gallatasarajit dhe të kombëtares turke, Barish Alper Jilmaz.

Në komunikatë theksohej se Sivaspori nuk e përkrah ndërhyrjen e rëndë të Manajt, por shtohet se kjo nuk duhet konsideruar e qëllimshme, por reagim si pjesë e lojës.

Veçanërish, klubi i Superligës turke dënon ashpër komentet e rënda në drejtim të Manajt.

rei manaj sulmuesi shqiptar federata turke e futbollit

Lini një Përgjigje