TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Dhjetor 2024, 17:37

Surprizon Amir Abrashi, kapiteni rinovon kontratën për të dytën herë brenda vitit (Foto-Video)

Shkruar nga Pamfleti

Surprizon Amir Abrashi, kapiteni rinovon kontratën për të

Amir Abrashi ka rinovuar kontratën me Grasshopers dhe për një sezon tjetër. Kështu mesfushori i Kombëtares shqiptare do të jetë pjesë e klubit zvicerian deri në vitin 2026.

Me kënaqësi njoftojmë zgjatjen e kontratës me kapitenin Amir Abrashi. 34-vjeçari i mesfushës do të qëndrojë me Zyrih dhe për një sezon tjetër”, shkruan klubi i Grasshopers.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Grasshopper Club Zürich (@gczurich)

Kapiten i klubit nga Zyrihu është kthyer në një pikë kyçe dhe drejtuesit nuk e kanë ndërmend që ta lënë të largohet. Mesfushori nga Gjakova është pjesë e bardhebluve që prej vitit 2021, kur vendosi të linte gjermanët e Frajburgut për ta.

Pavarësisht moshës, 34-vjeçari vazhdon që të shkëlqejë me fanelën e Grasshopers. Shpeshherë, Abrashi është protagonist, duke dhuruar performanca të një niveli tepër të lartë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Grasshopper Club Zürich (@gczurich)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Grasshopper Club Zürich (@gczurich)

amir abrashi mesfushori i kombëtares shqiptare grasshoper

Lini një Përgjigje