TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Dhjetor 2024, 17:14

Nga gjoba dhe heqja e pikëve, te përjashtimi nga Premier Liga dhe marrja e trofeve, ja kur jepet vendimi për 115 akuzat e Sitit

Shkruar nga Pamfleti

Nga gjoba dhe heqja e pikëve, te përjashtimi nga Premier Liga dhe

Kampionët në fuqi të Anglisë aktualisht po përballen me 115 akuza për shkelje të supozuara të rregullave të Premier Ligës që përfshijnë rregullat financiare dhe kryesisht kanë të bëjnë me Premier Ligën dhe që përfshijnë një periudhë nëntëvjeçare nga 2009 deri më 2018.

Dje (e hënë) ka përfunduar seanca e Mançester Sitit dhe vendimi që do të prekë futbollin anglez dhe atë botëror duhet të bëhet i ditur deri në fund të janarit të viti 2025.

Gazetari i njohur Martin Ziegler, i cili punon për “The Times”, njoftoi se një vendim për fatin e Sitit do të merret në janar.

Megjithatë, ekspertët ligjorë besojnë se çdo ankimim do të zgjasë disa muaj, pavarësisht se si do të jetë vendimi përfundimtar.

Seanca dëgjimore për 115 aktakuzat përfundoi të premten pas tre muajsh argumente ligjore në Londër.

Thuhet se nga 115 akuza fillestare mumru u rrit në 130 gjatë gjykimit.

Për çfarë akuzohet saktësisht Mançester Siti?

54 pikë për mosdhënie të informacionit të saktë

14 pikë për mosdhënie të informacionit të saktë për pagesën e lojtarëve dhe drejtuesve

7 pikë për shkeljen e rregullave për fitimin dhe qendrueshmërinë e Premier Ligës

5 pikë për mospërputhje me rregulloret e UEFA-s duke përfshirë Fair Play Financiar (FFP)

35 pikë për mosbashkëpunim me hetimet e Premier Ligës nga viti 2018 e në vazhdim

Mediat angleze po përmendin një sërë dënimesh të mundshme që do t’i bëhen të ditura Mançester Sitit nëse shpallen fajtorë.

Në radhë të parë janë gjobat dhe heqja e pikëve, dhe në fund përjashtimi i Sitit nga Premier Liga, dhe marrja e trofeve. /Telegrafi/

mançester siti skuadra angleze

Lini një Përgjigje