TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Dhjetor 2024, 16:52

Asani drejt largimit nga Guangju, kush janë 3 klubet e interesuara që çmimi që kërkojnë koreanët për sulmuesin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Asani drejt largimit nga Guangju, kush janë 3 klubet e interesuara që

Jasir Asani është i lidhur me Guangju në Korenë e Jugut deri në dhjetorin e 2025, atëherë kur skadon kontrata mes palëve. Nga Azia e largët bëjnë me dije se pas sulmuesit anësor të Kombëtares janë tre klube, me Guangju që kërkon 1 milionë euro për ta lënë të lirë 29-vjeçarin në janar.

Dario Fokardi, ekspert i merkatos në Azi sa i takon futbollit, tregon se Jeonbuk në Korenë e Jugut si edhe Visel Kobe e Jokohama në Japoni janë vënë pas Jasir Asanit.

Sulmuesi i Kombëtares kaloi një gjysmë të dytë sezoni të shkëlqyer me Guangju, ku në 20 ndeshje shënoi 10 gola, shtatë prej të cilëve në Ligën e Kampioneve duke qenë shënuesi më i mirë.

jasir asani sulmuesi i kombëtares shqiptare guangju

Lini një Përgjigje