
Myrto Uzuni është padiksutim lideri i Granadës dhe tashmë edhe statistikat e thonë diçka të tillë. Sulmuesi shqiptarka hyrë në historinë e skuadrës spanjolle, teksa ka arritur të shënojë 46 gola me fanelën e tyre, duke vendosur nje rekord në këtë klub.
Dopieta e shënuar në fitoren 3-0 të Granadës bëri që Uzuni të jetë golashënuesi më i mirë i kësaj skuadre. Paaraqitjet e tij në La Liga 2 sigurisht janë për t’u duartrokitur dhe tashmë vjen edhe vlerësimi.
Sipas “Soffascore”,Uzuni është pjesë e formacionit më të mirë të javës së 18 në kampionat. Ndërkohë është vlerësuar me notën 8.3.

Lini një Përgjigje