TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Dhjetor 2024, 22:49

Lacio “macja e zezë” e Napolit, bardhekaltërit lënë djemtë e Kontes në vendin e dytë dhe futen seriozisht në garë pë titullin

Shkruar nga Pamfleti

Lacio “macja e zezë” e Napolit, bardhekaltërit

Lacio është shndërruar në një “mace të zezë” për Napolin në këtë edicion. Pasi e eliminuan nga Kupa e Italisë, 3 ditë më parë, kryeqytetasit e Baronit, i dhanë një tjetër “leksion” skuadrës së Antonio Kontes, duke i mposhtur me rezultatin 0-1 në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Goli i Isaksen në minutën e 79, i dhuroi 3 pikë të arta Lacios, e cila tashmë futet fuqishëm në garën për titullin kampion, teksa e shikon veten në vendin e pestë me vetëm 3 pikë diferencë nga Atalanta kryesuese. 

Ky ishte triumfi i 10 në 15 javë për Lacion, ndërsa për Napolin ishte disfata e 3, me skuadrën e Kontes që tashmë kanë humbur edhe kryesimin. 

lacio napoli seria a

Lini një Përgjigje