TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Dhjetor 2024, 21:20

3 vëllezër shënojnë gola në një ditë me ekipe të ndryshme, histori e “çmendur” në Itali

Shkruar nga Pamfleti

3 vëllezër shënojnë gola në një ditë me ekipe

Një çudi ka ndodhur në futbollin e ligës së dytë të Italisë. Tre vellëzer kanë shënuar në të njëjtën ditë. Dita e diel ka qenë e shenjtë për familjen Esposito.

Dy prej vëllezërve aktivizohen në të njëjtin ekip në Serinë B. Bëhet fjalë për Specian, ekipin ku luajti djali i 'legjendës' Maldini para se të binte nga Seria A.

Në sfidën e sotme në nivelin e dytë të futbollit apenin mes Specias dhe Çittadelës, dyshja Esposito ka realizuar nga një gol që mban mbiemrin italian në listë. Dopietë prej tyre ka pësuar portieri shqiptar Elhan Kastrati, që dikur grumbullohej dhe në Kombëtare.

Më i famshmi prej tyre, Sebastian Esposito po ashtu nuk mund të mungonte në këtë ditë festive të treshes.

Ish-lojtari i Interit, aty ku filloi fama në adoleshencë si një prej talenteve më të mëdha ka realizuar për llogari të ekipit të Empolit. Kolegu i Ardian Ismajlit ishte golashënues në Serinë A kundër Veronës.

3 gola, nga i njëjti mbiemër, në të njëjtën ditë, në të njëjtin shtet, ku ka më mirë. Sikur dhe 2 vëllezërit e tjerë të Sebastianit të luanin në ligën elitare italiane si ai, atëherë do të kishim një rekord shekullor në Itali.

vëllezërit esposito futbollisitët italianë

Lini një Përgjigje