TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Dhjetor 2024, 19:03

Xherdan Shaqiri “gatuan” aksionin e golit vendimtar, shqiptari mban gjallë shpresat e Bazelit për titullin kampion (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Xherdan Shaqiri “gatuan” aksionin e golit vendimtar, shqiptari mban

Xherdan Shaqiri ka gatuar gol në Superligën e Zvicrës. Shqiptari mbase nuk ka shënuar kësaj radhe kundër Sent Galen, por ka qenë pjesëmarrës në golin e ‘artë’ të Bazelit.

Goli i vetëm i klubit të ‘Big Shaq’ u shënua në minutën e 85 nga Kade me një super goditje nga jashtë zone që kapi të papërgatitur portierin e vendasve, Ati Zigi nga Gana. Xherdani dha pasimin deciziv para goditjes shënjestruese.

Ky asisitim i dha klubit helvet një pikë sot duke shmangur humbjen, pasi Bazeli mbeti me 10 lojtarë dhe ishte në disavantazh të 1 të goli pësuar që në minutën e 38.

Forma e lojtarit shqiptar të Kombëtares zviceriane është për t’u admiruar. Në moshën 38-vjeçare, Xherdan Shaqiri po shënon, po asiston dhe po udhëheq ekipin e tij të fëmijërisë drejt titullit kampion pas disa vitesh dominim të Jang Bojs.

xherdan shaqiri sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje