TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Dhjetor 2024, 17:33

Barazim në derbin e Londrës, VAR i heq gëzimin Arsenalit

Shkruar nga Pamfleti

Barazim në derbin e Londrës, VAR i heq gëzimin Arsenalit

Arsenali ndalet në barazim 1-1 në transfertë ndaj Fulhamit në kuadër të javës së 15 të Premier Ligës.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit të cilën realizuan në minutën e 11 përmes Raul Himenez për rezultatin 1-0.

Pas golit të pësuar, Arsenali mori tërësisht iniciativën në këtë takim duke rrezikuar portën e Bernd Lenos në disa raste.

Në pjesën e parë ata patën tri raste të mira shënimi me Deklan Rajs dhe Bukajo Saka, por ata nuk arritën të gjenin dot rrugën e rrjetës.

Pas disa përpjekjeve, Arsenali realizoi për 1-1 përmes francezit Uilliam Saliba, i cili shënoi në minutën e 52 sërish në një goditje nga kendi.

Deri në përfundim të takimit të besuarit e Mikel Artetës tentuan me çdo kusht që ta kthenin rezultatin në favorin e tyre, por nuk ia dolën.

Në fakt ata menduan se morën tri pikët kur Bukajo Saka realizoi në minutën e 87 për rezultatin 2-1.

Megjithatë, ata mbetën të zhgënjyer, pasi VAR-i e anuloi atë gol për shkak të pozicionit jashtë loje të Martinelit që mori topin dhe krosoi për Saka.

Pas këtij barazimi Arsenali shkon në kuotën e 29 pikëve.

arsenal fulham premier liga

Lini një Përgjigje