TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Dhjetor 2024, 15:39

Laçi dhe Dinamo ndajnë pikët, Egnatia mposht Skënderbeun dhe merr kreun e tabelës

Shkruar nga Pamfleti

Laçi dhe Dinamo ndajnë pikët, Egnatia mposht Skënderbeun

Laçi dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 17 të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Kurbinit, përfundoi në barazim 0-0.

Një ndeshje me raste, por pa arritur të konkretizohej. Rastin më të mirë për Dinamon e kishte Lorenco Vila në minutën e 18 kur goditi shtyllën. Ndërsa në minutën e 70, kapiteni i Laçit Melo shpërdoroi një penallti.

Me këtë barazim, Laçi shkon në kuotën e 17 pikëve dhe mbetet në vendin e 8. Në krahun tjetër, Dinamo e Ilir Dajës me 28 pikë mban vendin e 3 në tabelën e renditjes.

Në ndeshjen tjetër, Egnatia ia ka dalë të triumfojë 1-0 ndaj Skënderbeut. Një fitore shumë e rëndësishme për rrogozhinasit në shtëpinë e tyre ndaj në rivali të vështirë si korçarët.

Golin vendimtar të këtij takimi e shënoi Regi Lushkja në minutën e 50, ku shndërroi në gol një penallti të fituar nga kampionët. Një lojë e luftuar mes dy ekipeve, teksa nuk munguan edhe ndërhyrjet e ashpra. Albi Doka bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj Ndrecës dhe Lata e nxori me karton të kuq në minutën e 58.

Ernest Gjoka kështu merr humbjen e parë në krye të Skënderbeut, me korçarët që vazhdojnë të enden në fundin e klasifikimit. Pas kësaj fitoreje Egnatia shkon në kuotën e 30 pikëve dhe i merr vendin e parë Partizanit.

laçi dinamo skënderbeu egnatia abissnet superiore

Lini një Përgjigje