
Enea Mihaj ka afirmuar veten në Portugali. Pas aventurës në Greqi me PAOK, tani shqiptari e gjen veten si titullar fiks në mbrojtjen e Famalikaos.
Legjionari luan sot në Primera Liga kundër emrit legjendar të Portos. Takimi i ligës portugeze starton në orën 21:30 dhe Mihaj është titullar kundër ‘Dragojve’ të Portos.
Lojtari i Kombëtares ka detyra të vështira ndaj bluve që kërkojnë 3 pikët për luftën e titullit, ehe pse në transfertë.
Famalikao në shtëpi është një ekip i vështirë dhe Enea kërkon të bëjë një paraqitje sa më dinjitoze ndaj klubit fitues të Ligës së Kampionëve. Qendërmbrojtësi kuqezi ka kohë që nuk lëkundet nga formacioni kuqezi de kjo tregon besimin për të patur një vend në formacionin e Silvinjos.

Lini një Përgjigje