
Mançester Junajtid është mundur 3-2 në shtëpi nga Notingem Forest në javën e 15 të Premier Ligës.
Dy minuta lojë u mjaftuan miqve për të gjetur golin e avantazhit me një goditje me kokë të Milenkoviç.
Vendasit reaguan në minutën e 18 duke barazuar me Hojlund, por Notingemi u kthye sërish në avantazh në fillimin e pjesës së dytë me një gol të Gibs Uajt që erdhi edhe falë një gafe të portierit Onana.
Në minutën e 54, miqtë gjetën edhe golin e tretë para se Bruno Fernandes të ngushtonte shifrat në 3-2 në minutën e 61.
Lini një Përgjigje