TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Dhjetor 2024, 21:02

Uzuni gdhendi emrin e tij në historinë e Granadës, skuadra spanjolle i bën jehonë rekordit të sulmuesit kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Uzuni gdhendi emrin e tij në historinë e Granadës, skuadra

Myrto Uzuni gdhendi sot emrin e tij në historinë e Granadës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare me 46 golat e tij u bë lojtari i huaj, që ka shënuar më shumë gola me Granadën.

Për këtë klubi spanjoll i ka dedikuar një postim pas ndeshjes së fituar me rezultatin 3-0 përballë Rejsing Santander.

Uzuni theu rekordin e El Arabit dhe e bëri në 103 ndeshje me Granadën. Dy golat sot erdhën pikërisht ndaj kryesuesve, ndërsa objektiv është rikthimi sërish në elitën e futbollit spanjoll.

Aktualisht sulmuesi 29-vjeçar është i dyti në renditjen e golashënuesve të kampionatit me 11 golat e tij. Një më shumë ka shënuar Luis Suarez i Almerias.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Granada Club de Fútbol (@granadacf)

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares spanjolle granada

Lini një Përgjigje