
Borusia e Dortmundit nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në fushën e Mëshengladbah. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim, ishte talenti Gitens që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 64.
Megjithatë, gëzimi zgjati pak për miqtë, sepse pak minuta më vonë vendasit barazuan nga pika e bardhë me Stoger.
Në fundin e ndeshjes, Girasi dhe Gitens provuan të gjenin golin e fitores në çdo mënyrë, por pa sukses. Në minutën e 95, Gladbah mbeti me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Cvancara për protesta.
Me këtë barazim, Dortmundi ngjitet me 21 pikë, në vendin e pestë. Tri pikë më pas për Borusia Mëshengladbah në vendin e 11 me 18 pikë.
Lini një Përgjigje