
Pritën më shumë se 1 muaj për t’u rikthyer te fitorja.
Rikthimi në stol i teknikut Klaudio Ranierit te “verdhekuqtë” e Romës, duket se ka “ringjallur” këta të fundit, të cilët siguruan edhe fitoren e parë që prej 31 tetorit, teksa në “Stadio Olimpico” mundën skaudrën e Leçes, me rezultatin e thellë 4-1.
Protagonistët absolut të fitores së “Ujkonjave” në javën e 15 të Seriesë A ishin Salamakers, Mançini, Pisili e Manu Kone, të cilët shënuan secili nga një gol, respektivisht në minutat 12, 59, 66 dhe 86, ndërsa për golin e nderit të miqve mendoi malazezi Nikola Kërstoviç nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 40.
Për sa i përket futbollistëve shqiptarë, Ramadani e nisi si titullar, duke u zëvendësuar në minutën e 46, ndërkohë që Berisha u fut nga stoli në minutën e 65. Duelin e radhës Roma do e luajë në transfertë ndaj Komos, ndërkohë Leçe pret Monzën.
Falë këtij rezultati, Roma ngjitet në vedin e 11 me 16 pikë, ndërsa Leçe mbetet në vendin e 16 me 13 pikë.
Lini një Përgjigje