TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Dhjetor 2024, 22:40

Uzuni protagonisti absolut me Granadën, traversa i mohon golin e vitit sulmuesit kuqezi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Uzuni protagonisti absolut me Granadën, traversa i mohon golin e vitit

Myrto Uzuni ishte protagonist absolut i fitores së Granadës me shirat 3-0 ndaj Racing Santander, skuadrës që kryeson renditjen e La Liga 2. Sulmuesi shqiptar shënoi dy gola, por të cilët në fakt mund të ishin fare mirë tre nëse traversa nuk do ia kishte mohuar një të tillë.

Në minutën e 58 të ndeshjes, sulmuesi i shpëtoi pozicionit jashtë loje dhe u nis me shpejtësi drejt zonës. Duke parë daljen e portierit, ai tentoi të shënonte me një gjuajtje klasi me të djathtën, për të çuar topin mbi të.

Por për fat të keq, traversa ndali goditjen e sulmuesit me topin që pastaj shkoi jashtë, duke e dëshpëruar atë për këtë mundësi të humbur për të shënuar në portën kundërshtare një gol spektakolar. Gjithsesi, nuk do të zgjaste shumë dhe Uzuni do të shënonte pak minuta më vonë golin e dytë personal në këtë ndeshje, atë që vulosi fitoren 3-0 të Granadës.

myrto uzuni sulmuesi kuqezi granada

Lini një Përgjigje