TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Dhjetor 2024, 16:28

Sulmuesi shqiptar bën bomberin te Standardi i Liezhit, 25-vjeçari realizon golin e dytë radhazi në Belgjikë

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar bën bomberin te Standardi i Liezhit, 25-vjeçari

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Andi Zeqiri, po kalon një moment mjaft të mirë në karrierën e tij, teksa  ka shënuar gol edhe në ndeshjen e dytë rresht për Standardin e Liezhit, në elitën e futbollit belg.

25-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 45 në duelin ndaj Leuven, pas asistit të Kamara.

Standardi i Liezhit barazoi 1-1  ndaj Leuvenit, kurse Zeqiri u zëvendësua shtatë minuta para fundit. Në kampionatin aktual belg, Zeqiri ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë një asist.

Standardi i Liezhit ka 21 pikë pas 17 ndeshjeve, duke u pozicionuar në vendin e shtatë. Zeqiri është padyshim një nga lojtarët më në formë të skuadrës belge.

andi zeqiri standard liezh sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje