TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Dhjetor 2024, 17:11

Ernest Muçi luan pak minuta në Turqi, Berisha godet shtyllën në fund

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi luan pak minuta në Turqi, Berisha godet shtyllën

Dy shqiptarët nuk patën fat këtë herë.

Ylber Ramadani ishte në fushë për Leçen si titullar, dhe Medon Berisha hyri si zëvendësues, ndërsa skuadra puljeze u mund thellë në stadiumin “Olimpiko” nga Roma.

Rezultati 4-1 tregoi diferencën, ndërsa mesfushori kuqezi, Ramadani, u largua nga fusha në pushim, kurse Berisha 21-vjeçar hyri në minutën e 65-të, duke goditur shtyllën në fund.

Mëkat, sepse mund të kishte shënuar në një aksion krejt personal.

Ndëkraq, një sulmues I harruar pati një moment kthese në Itali.

Ky është Stiven Shpendi, vëllai I shënuesit më të mirë të Serisë B, Kristian Shpendit, që luan gjithashtu në nivelin e dytë në Apenine.

Futbollisti që shkëlqeu dy sezone më parë në Serinë C, shënoi golin e parë në B për këtë edicion.

Ishte një rrjetë me shumë rëndësi sepse I dha fitoren ekipit të tij, Karrareze, ndaj Palermos, dhe u shënua në minutën e 77.

Shpendi 21-vjeçar ka një gol dhe një asist në 9 ndeshje në kampionat, ndërsa këtë herë ishte në fushë 85 minuta.

Në Turqi, Ernest Muçi nuk mundi të festonte siç duhet fitoren e derbit nga ana e Beshiktashit kundër Fenerbahçes.

Ylli i kombëtares shqiptare hyri në fushë vetëm pak minuta, madje në kohën shtesë, por thuajse shënoi.

Ai pati një rast të pabesueshëm për 2-0, veçse u ndalua nga portieri.

Beshiktashi fitoi 1-0 derbin ndaj ekipit të Zhoze Murinjos me gol shënuar nga Okslejd-Çembërlend në minutën e 73.

medon berisha ernest muçi

Lini një Përgjigje