
Vllaznia ka lënë pas serinë prej dy humbjesh radhazi, duke gjetur përsëri tre pikët, për më tepër përballë një kundërshtari direkt për “Final Four” si Elbasani. Por nuk ishte e thjeshtë për kuqeblutë, të cilët iu faluën një përmbysjeje në pjesën e dytë përballë skuadrës së drejtuar për herë të parë nga Ivan Gvozdenoviç.
Vllaznia ka fituar përballë Elbasanit ndeshjen e vlefshme për javën e 17 të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi 1-2 në favor të shkodranëve.
Si fillim ishte skuadra e Elbasanit që shënoi me Qaqin në minutën e 35. Në këtë mënyrë, verdheblutë mbyllën në avantazh minimal 1-0 pjesën e parë të sfidës.
Me nisjen e pjesës së dytë, skuadra e Vllaznisë u bë më kërkuese. Baraspeshën e gjeti me Dodaj në minutën e 63. Ndërsa për golin e fitores mendoi Çoba, i cili realizimin e shoqëroi me festimin e futbollistit anglez, Kol Palmer.
Me këtë fitore, Vllaznia rinis luftën për kreun e Superiores, duke shkuar në kuotën e 28 pikëve. Në krahun tjetër, Elbasani mbetet me 21 pikë në vendin e 5.
Lini një Përgjigje