TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Dhjetor 2024, 21:01

U aksidentua me makinën e tij Ferrari, sulmuesi i Uest Hemit i nënshtrohet operacionit të gjymtyrëve

Shkruar nga Pamfleti

U aksidentua me makinën e tij Ferrari, sulmuesi i Uest Hemit i

Futbollisti i Uest Hemit, Majkëll Antonio i është nënshtruar një operacioni të gjymtyrëve pas aksidentit të tmerrshëm me makinë e tij Ferrari, ditën e djeshme. 

Klubi “The Hammers” përmes rrjeteve sociale ka treguar se gjendja e lojtarit është e mirë, por që i është nënshtruar operacionit dhe do të qendrojë në spital.

"Të gjithë në klub i urojnë Majkëllit një rikuperim të shpejtë dhe falënderojnë komunitetin e futbollit në përgjithësi për mbështetjen e madhe që është shfaqur që nga momenti i lajmit. Falënderimet shtrihen edhe për shërbimet emergjente dhe ekipet e shpëtimit që ndihmuan lojtarin", thuhet në njoftimin zyrtar.

34-vjeçari gjatë këtij sezoni në Premier League zhvilloi 14 ndeshje, shënoi një gol dhe bëri një asist.

majkëll antonio futbollisti i uest hemit

Lini një Përgjigje