TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Dhjetor 2024, 19:39

Çelsi e ka seriozisht sezonin, Blutë e Londrës dhurojnë shou ndaj Totenhemit dhe marrin vendin e dytë

Shkruar nga Pamfleti

Çelsi e ka seriozisht sezonin, Blutë e Londrës dhurojnë

Çelsi me Mareskën në stol po bën një sezon për t'u marrë shembull në Premier Ligë. Blutë fituan me përmbysje 3-4 në derbin e Londrës kundër Totenhemit, duke marrë vendin e dytë dhe duke i shkaktuar “Spërsave” humbjen e shtatë sezonale dhe të dytën radhazi.

Totenhemi shënoi dy gola të shpejtë me Solanke dhe Kulusevskin duke e gjetur veten në epërsi të dyfishtë pas 11 minutave lojë, kjo pas dy gabimeve të Kukurejas. Çelsi "u zgjua" dhe shënoi me Sanço në minutën e 17, ndërsa në pjesën e dytë realizuan Palmer (dopietë) dhe Enzo Fernendez për përmbysjen e madhe. Në fund Son shënoi golin e tretë për “Spërsat”, por që shërbeu sa për statistika.

Me 31 pikë, Çelsi mban vendin e dytë duke lënë pas Arsenalin dhe sheh para vetëm Liverpulin (një ndeshje më pak) me katër pikë më shumë. “Spërsat” me 20 pikë mbeten në vendin e 11.

çelsi totenhem premier liga

Lini një Përgjigje