TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Dhjetor 2024, 22:04

Rei Manaj kthehet në të urryer në Turqi, 32 mijë tifozë kundër sulmuesit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj kthehet në të urryer në Turqi, 32 mijë tifozë

Rei Manaj është kthyer në protagonist në Turqi. Sulmuesi shqiptar përveçse ka rrezikuar portën e gjigandëve të Stambollit me shtylla, ka dëmtuar dhe një prej super lojtarëve të kampionëve turk.

Kjo ka shkaktuar shumë polemika në rrjetet sociale. Vetë ‘bomberi’ i Sivasporit ka postuar në rrjetet sociale për të sqaruar situatën në lidhje me dëmtimin e rëndë që i shkaktoi Barish Alper Jillmaz.

Mirëpo, nuk kanë ngurruar tifozët turq që t'i kundërvihen lojtarit kuqezi. Shumë komente kanë vërshuar si lumë në faqen e Manajt, me shumë ofendime apo dhe fjalë vulgare.

Duket se momenti i sotëm i legjionarit në Superligën e Turqisë nuk është kapërdirë mirë. Direkt, Rei është kthyer në një personazh të ‘urryer’, nga një golashënues i respektueshëm.

Mbetet për t’u parë nëse opinioni publik sportiv do të qetësohet dhe do ta mirëkuptojë futbollisitn e Kombëtares.

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare sivaspor

Lini një Përgjigje