
Rei Manaj ka ndezur opinionin sportiv të Turqisë. Sulmuesi kuqezi i Sivasporit dëmtoi një prej lojtarëve të Kombëtares turke dhe kjo ka irrituar klubin e madh nga Stambolli, Gallatasaraji.
Vetë ekipi turk ka reaguar në rrjetet sociale rreth polemikave. ‘Luanët’ kanë mbetur të nervozuar me momentin e lëndimit të futbollistit të tyre nga Manaj. Episodi ka nxitur një ‘sherr’ të madh mes verdhekuqve dhe “BeinSports Turkiye”, stacioni televiziv që transmeton takimet e Superligës turke.
Sipas Gallatës, transmetuesi zyrtar është pjesë e një komploti dhe tregon vetëm atë kënd që ju intereson atyre. Në rastin e ndërhyrjes së Reit sipas klubit kampion në fuqi, kanali sportiv mban anën e shqiptarit.
Madje, Gallatasaraji kërcënon hapur stacionin Tv se do të mbajnë përgjegjësi ligjore për menaxhimin dhe keqtransmetimin e ndeshjeve.
‘Vala e të nxehtit’ ka filluar në Turqi dhe Rei Manaj i ka vendosur benzinë zjarrit.
Lini një Përgjigje