TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Dhjetor 2024, 12:20

Nga Uzuni te Kristjan Shpendi, cilët janë 5 legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Shkruar nga Pamfleti

Nga Uzuni te Kristjan Shpendi, cilët janë 5 legjionarët më

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.

Vendin e parë e mban sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni i cili realizoi 2 gola kundër Rejsing Santander në La Liga 2. Albion Marku renditet në vendin e dytë pas një performance të mirë me Gyor ku fituan me rezultatin 0-3.

Vendi i tretë shkon për Armando Dobrën pasi realizoi golin e tij të katërt këtë sezon me fanellën e Çesterfilld në Angli.

Rejan Alivoda u bë protagonist me asist tek Itihad Kalba, në barazimin që mori me Al Jazira. Vendi i fundit shkon për Kristian Shpendin.

Nga Uzuni te Kristjan Shpendi, cilët janë 5 legjionarët më

myrto uzuni

Lini një Përgjigje