TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Dhjetor 2024, 15:21

“Njihuni me Albanin”, FSHF zbulon emrin e maskotës për Kampionatin Europian ‘EURO 2025’

Shkruar nga Pamfleti

“Njihuni me Albanin”, FSHF zbulon emrin e maskotës për

Federata Shqiptare e Futbollit mirëpret finalet e kKampionatit Europian të 17-veçarëve në vitin 2025, një event madhor që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në bashkëpunim me UEFA-n.

Kombëtarja shqiptare do të përfaqësohet në këtë eveniment me maskotën e saj, që do ta shoqërojë përgjatë gjithë ndeshjeve të “EURO 2025”, një risi për këtë pjesëmarrje të veçantë.

Për të emërtuar maskotën e Kombëtares u sugjeruan disa opsione emrash shqiptarë në rrjetet sociale të Federatës së Futbollit, ku pas votimeve të tifozëve në sondazhin online, me shumicë votash u përzgjodh emri Alban.

Albani, i veshur me ngjyrat kuqezi, do të shoqërojë ekipin tonë në përballjet e tij dhe do të sjellë atmosferë pozitive për të gjithë tifozët e pranishëm në stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet.

“Njihuni me Albanin”, FSHF zbulon emrin e maskotës për

federata shqiptare e futbollit "euro 2025"

Lini një Përgjigje