TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Dhjetor 2024, 16:04

E gjithë Turqia kundër Rei Manajt, Sivaspori reagon për herë të parë për sulmuesin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

E gjithë Turqia kundër Rei Manajt, Sivaspori reagon për herë

Ndërhyrja e Rei Manajt ndaj Barish Alper Jillmaz në takimin mes Sivasporit dhe Gallatës vazhdon të shkaktojë debat në Turqi. Sportdashësit nuk janë përmbajtur duke ofenduar shqiptarin në rrjetet sociale.

Për t’i dhënë fund të gjithë urrejtjes në rrjet apo aludimeve se ndërhyrja ishte e qëllimshme, klubi i Manajt ka mbajtur një qendrim të prerë duke publikuar një komunikatë për mediat.

Ne do të dëshironim të theksonim që si klub kemi vlerësuar me kujdes incidentin që ka lidhje me ndërhyrjen e futbollistit tonë Rei Manaj ndaj lojtarit të Gallatasarajit Barish Alper Jıllmaz në pjesën e fundit të ndeshjes.

Ne nuk aprovojmë veprimin e lojtarit tonë, Rei Manaj. Megjithatë, ne besojmë se kjo situatë nuk duhet të interpretohet sikur lojtari ynë dëmtoi me dashje Jillmaz. Incidente të tilla në fushë janë pjesë e futbollit dhe janë plotësisht pasojë e reagimeve të momentit brenda lojës.

Klubi ynë dënon fuqimisht komentet e tepruara që kanë si objektiv Rei Manajn. Është e qartë që sjellje të tilla, të cilat janë kundër me vlerat themelore të sportit, dënojnë të ardhmen e futbollit turk”, shkruhet në postimin e klubit.

rei manaj sulmuesi shqiptar sivaspor

Lini një Përgjigje