
Pas dy fitoresh radhazi, Livepuli është ndalur në barazim të papritur në transfertë nga Lutoni me shifrat 1-1. Në pjesën e parë, dominimi total i skuadrës së Klop nuk u shpërblye me gol. Pavarësisht se nga minuta e parë luajtën më të mirët në ofensivë, prapavija vendase nuk lejoi hapësira, duke luajtur kështu një lojë e mbyllur.
Në pjesën e dytë, ndoshta edhe për shkak të presionit kohë, “The Reds” hasën mjaft vështirësi. Modestët e Premier Ligës provuan të ngacmonin kundërshtarin dhe shpeshherë bezdisën portierin Alison.
Holandezi Tahih Çong ndëshkoi Liverpulin 10 minuta nga fundi, duke ndezur kështu festën vendase në “Kenilworth Road” (Luton). Një kundërsulm vrasës, gjeti të papërgatitur mbrojtjen e mysafirëve. Për të shpëtuar nderin e Liverpulit mendoi Diaz, me golin e tij në fund të sfidës, duke festuar më pas me një dedikim për të atin e tij që u mor peng në Kolumbi, një mesazh që lojtari i Liverpulit e kishte poshtë fanelës së tij.
Lini një Përgjigje