
Dueli mes Boka Zhuniors dhe Fluminenses në stadiumin “Maracana” në Rio de Zhaneiro mbajti pezull miliona argjentinas dhe brazilianë.
Teksa prisnin gjatë gjithë ndeshjes dhe kohën shtesë për të parë se cila nga dy skuadrat do të fitonte Kupën Libertadores, ka gjithmonë disa “perla të vogla” që vjedhin vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale.
Për shembull, në Argjentinë, kishte shumë vende, ku tifozët e Bokas ishin mbledhur për të parë finalen e madhe, dhe Lezama Park ishte një prej tyre. Ndërsa qindra tifozë të skuadrës po ndiqnin ndeshjen, televizorët pushuan së punuari, dikush bërtiti gol dhe tifozët argjentinas besuan se goli ishte për ekipin e tyre.
Fatkeqësisht për ta, ai ishte goli i parë i Fluminenses. Zhgënjimi ishte i madh kur mësuan të vërtetën, por gjithsesi, momenti u bë viral, shikojeni videon…
¡Increíble! En Lezama no funcionaban los televisores: alguien gritó GOL de fondo... ¡y los hinchas de Boca pensaron que era del Xeneize! pic.twitter.com/6ErnCq94VZ
— SportsCenter (@SC_ESPN) November 4, 2023
Lini një Përgjigje