TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Nëntor 2023, 21:49

Arbnor Muja sërish protagonist me skuadrën belge, sulmuesi shqiptar nuk di të ndalet para ndeshjeve të kombëtares (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Arbnor Muja sërish protagonist me skuadrën belge, sulmuesi shqiptar

Arbnor Muja po kalon një formë fantastike, teksa është kthyer në titullar absolut për skuadrën belge Rojal Antuerp.

Ylli shqiptar e nisi sërish nga minuta e parë ditën e sotme në ndeshjen përballë rivalëve për titull, Genk, dhe menjëherë arriti të kthehej në protagonist. Vetëm 5 minuta pas fillimit të ndeshjes, Muja hyri bukur në zonë dhe shtroi një top për sulmuesin Jansen, i cili nuk e pati të vështirë ta dërgonte në rrjetë.


Sulmuesi 24-vjeçar dërgon të tjera sinjale pozitive përpara ndeshjeve të Kombëtares shqiptare përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe më 17 dhe 20 nëntor. Sigurisht, Muja pritet të jetë pjesë e listës dhe me performancat e fundit, një vend titullari nuk do të ishte aspak çudi.

arbnor muja sulmuesi shqiptar rojal antuerp

Lini një Përgjigje