
Mançester Siti kalon pengesën e Bërnmuth, pasi triumfoi me lehtësi 6-1. Në takimin e vlefshëm për kampionatin anglez, ekuilibrat u prishën pas gjysmë ore lojë. Ishte prurja e verës, Doku, i cili dërgoi topin në rrjetë. 3 pikët u vendosën në kasafortë brenda pjesës së parë, pasi edhe Silva e Akanzhi “tundën rrjetën”.
Në pjesën e dytë vazhdoi festivali i golave, me Foden që shtoi emrin në listën e golashënuesve. Më pas, Silva kompletoi dopietën, ndërsa goli i nderit për mysafirët mban firmën e Sinisterra. Në limite, pati kohë edhe për Ake.
Ndeshja e Haland ishte një zhgënjim i madh për 8,693,052 lojtarët që e kanë zgjedhur norvegjezin në lojën “Fantasy Premier League”, me 6,492,257 prej tyre që e kishin përzgjedhur si kapiten.
Në ndeshjet e tjera, Brentfordi mposhti 3-2 Uest Hemin, Kristal Palas mori një fitore 2-0 në fushën e Bërnlit, Brajtoni barazoi 1-1 në fushën e Evertonit, ndërsa Shefild Junajtid mposhti 2-1 Ullverhempton.
Mesfushori i Uest Hemit, Zharrod Bouen, është bërë lojtari i parë në historinë e Premier Ligës që shënon në gjashtë transfertat e para të luajtura në një sezon të kampionatit anglez.
Lini një Përgjigje