TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Nëntor 2023, 21:00

Arsenalin e zë “qymyri” në Njukasëll, VAR-i tërbon ‘Topçinjtë’ e Mikel Artetës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Arsenalin e zë “qymyri” në Njukasëll, VAR-i

Rezultat befasues në Premier Ligë. Njukasëlli ka mposhtur 1-0 Arsenalin në javën e 11, duke i shkakuar londinezëve humbjen e parë sezonale, por polemikat nuk kanë munguar.

Ndeshja e luajtur në “St. James Park” u vendos nga një gol i Gordon në minutën e 64. Gol që u konfirmua pas ndërhyrjes së VAR-it, pasi dukej sikur topi kishte kaluar vijën fundore dhe në zonë ishte shkaktuar një faull nga bardhezinjtë para shënimit të golit.


Megjithatë, pas një kontrolli të gjatë, goli u quajt i rregullt duke befasuar skuadrën e Artetës.

Një rezultat zhgënjyes ky për londinezët që tani janë tri pikë mbrapa Sitit kryesues dhe që vjen pas eliminimit të pësuar në mesjavë në Carabao Cup kundër Uest Hemit.

arsenal njukasëll premier liga

Lini një Përgjigje