
Bajerni i Mynihut ka mundur 4-0 Borusiain e Dortmundit në javën e 10 të Bundesligës dhe është kthyer dy pikë larg Leverkusenit kryesues në renditje.
Humbje e rëndë për verdhezinjtë, që mbajnë vendin e katërt në renditje dhe kanë shkuar shtatë pikë larg kreut.
Ndeshja e luajtur në “Signal Iduna Park” nuk ka patur histori.
Minutat e para të ndeshjes u dominuan nga skuadra e Tomas Tuhel, e cila arriti të realizonte dy gola në harkun e pesë minutave.
Uapmekano zhbllokoi ndeshjen në minutën e katërt pas një goditje nga këndi, ndërsa Kejn dyfishoi avantazhin në minutën e 9, pas një kundërsulmi perfekt.
Sulmuesi anglez ishte protagonist edhe në 45 minutat e dyta. Ishte pikërisht ai që shënoi edhe golin e tretë për bavarezët dhe të 14 personal në Bundesligë në këtë sezon.
Ish-sulmuesi i Totenhemit kompletoi “pokerin” e Bajernit dhe “hat-trick-un” personal në minutën e 93.
Herri Kejn është bërë lojtari i parë në historinë e Bundesligës që shënon 15 gola në 10 ndeshjet e tij të para të kampionatit gjerman.
Lini një Përgjigje