
Tirana nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 me Skënderbeun në Korçë, në ndeshjen e Superligës. Një nga episodet më të rëndësishme të pjesës së parë erdhi në minutën e 26, kur Rashica fitoi një penallti. Korçarët morën avantazhin, pasi Ardit Nikaj u tregua i saktë nga pika e bardhë. Bardheblutë shtuan presionin dhe shumë pak para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes, ia dolën të vendosnin ekuilibrat. Ishte Kaina Nunes që nga fare pranë portës, pas një topi të kthyer nga portieri, gjenti rrugën e rrjetës.
Djemtë e Gvozdenoviç rikthyen avantazhin në minutën e 73, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në minutat e mbetura, të dyja ekipet insistuan për fitoren dhe rastet ishte prezente.
Me këtë barazim, Tirana renditet në vendin e 3 me 18 pikë. Skënderbeu, në krahun tjetër, është në vendin e gjashtë me 14 pikë.
Teuta dhe Laçi kanë ndarë pikët në sfidën e vlefshme për javën e 12 të Superiores.
Durrsakët kaluan në avantazh në minutat e fundit të pjesës së parë me Dacin. Ndërsa barazimi i kurbinasve erdhi në minutat shtesë falë Myrtës.
Lëvizja e Josës duket se rezultoi fatale për skuadrën e Martinit, pasi Myrta u fut në lojë në minutën e 88 dhe pas 5 minutash barazoi shifrat.
Kështu i prishi punë Teutës e cila mbetet po në vendin e 9.
Lini një Përgjigje