
Herri Kejn është njeriu i momentit te Bajerni i Mynihut, me sulmuesin anglez që po tregon se çdo qindarkë për të ja ka vlejtur.
I ardhur për 104 milionë paund këtë verë, 30-vjeçari vendosi katër rekorde në Bundesligë pas tripletës kundër Borusias së Dortmundit në “Klasiken” e futbollit gjerman.
Herri Kejn kalon Halandin, Levandovskin dhe Matishak.
Së pari – Me tre golat e tij kundër Dortmundit, Kejn tani ka 20 pikë si golashënues (15 gola, pesë asistime) pas dhjetë paraqitjeve në Bundesligë. Ai shkatërroi rekordin e mëparshëm të ligës.
Që nga fillimi i regjistrimit të asistimeve në 1988-1989, asnjë lojtar nuk ka grumbulluar pothuajse aq pikë golashënuesi në dhjetë paraqitjet e tij të para. Liderët e mëparshëm ishin lojtari i atëhershëm i Dortmundit, Erling Haland (2019-2020: dhjetë gola, tre asistime) dhe ish-i i Verder Bremenit, Diego (2006-2007: pesë gola, tetë asistime) me 13 secili.
Së dyti – 20 pikë golashënuesi pas dhjetë ditësh ndeshje të një sezoni – pavarësisht nëse ishin dhjetë ndeshjet e para të Bundesligës në karrierë – është një rekord i ri i Bundesligës (që kur u regjistruan asistimet më 1988-1989). Ai i mëparshmi u mbajt nga Robert Levandovski, i cili bëri 18 me fanelën e Bajernit në sezonin 2020-2021.
Së treti– 15 gola pas dhjetë paraqitjeve në Bundesligë është gjithashtu një rekord i ri. Ai zëvendëson Klaus Matishak (FC Schalke 04), i cili shënoi 13 herë në dhjetë paraqitjet e tij të para në sezonin 1963-1964, sezoni i parë i Bundesligës ndonjëherë.
Së katërti – 15 gola pas dhjetë ndeshjeve këtë sezon është gjithashtu një rekord. Këtë e kishte arritur vetëm Gerd Myler në vitet 1968-1969.
Lini një Përgjigje