TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Nëntor 2023, 17:23

Goli i Cikalleshit shmang humbjen e Koniasporit, sulmuesi shqiptar realizon me “Panenka” në minutën e 97

Shkruar nga Pamfleti

Goli i Cikalleshit shmang humbjen e Koniasporit, sulmuesi shqiptar realizon me

Sokol Cikalleshi është bërë sot përsëri protagonist me gol në kampionatin turk, teksa ka ndihmuar ekipin e Koniasporit që të siguronte një barazim me Karagumruk dhe t’i jepte fund serisë prej 4 ndeshjesh me humbje radhazi. 
 
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar sot golin e tij të katërt të sezonit në kampionatin turk, teksa e ka bërë këtë në mënyrë dramatike në minutën e fundit shtesë të takimit, me një penallti të transformuar me “Panenka”. 

Cikalleshi u tregua gjakftohtë para portës duke çuar topin në rrjetë për të vulosur barazimin 1-1, kur regjistrohej minuta e 7 shtesë e takimit, për të marrë këtë pikë shumë të rëndësishme për moralin te

Koniaspori, që e ka nisur sezonin keq dhe për momentin gjendet pranë zonës së ftohtë të klasifikimit. 
 

sokol cikalleshi sulmuesi shqiptar koniaspor

Lini një Përgjigje