
Liverpuli mposhti me rezultatin 1-0 Brentfordin, në duelin e vlefshëm për javën e 35 të Premier Ligës. Të kuqve të Jurgen Klop i mjaftoi goli i Momo Salah, i shënuar në minutën e 13.
Më këtë gol, egjiptiani është bërë lojtari i parë në historinë e Liverpulit që ka shënuar në nëntë ndeshje radhazi të luajtura në shtëpi në të gjitha kompeticionet, ndërsa goli kundër Brentfordit ka qenë i 100 për të në “Anfield” me Liverpulin.
Një gol historik që i ka mjaftuar skuadrës së Jurgen Klop për të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në garën për një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League.
Momentalisht Liverpuli renditet në vendin e 5 me 62 pikë, një më pak se Junajtid i vendit të katërt, që ka edhe 2 ndeshje më pak.
Lini një Përgjigje