
Përfundojnë dy ndeshjet e javës së 32 të Abissnet Superiore. Partizani ka marrë fitoren e tretë radhazi. “Të kuqtë” kanë mposhtur me rezultatin e pastër 3-1 Kukësin.
Vendasit e panë veten në disavantazh pas 9 minutash lojë. Taipi nuk gaboi për verilindorët nga pika e bardhë e penalltisë.
“Demat” gjetën golin e barazimit në minutën e 25 me Viktor Da Silvën. 3 minuta më vonë ekipi i Kolelës u kthye në epërsi. Da Silva provoi me një gjuajtje brenda zonës, por Halimi e ndali. Topi më pas u rikthye te Atanaskoski, i cili gjeti rrjetën me kokë.
Në minutën e 59, kryeqytetasit realizuan golin e qetësisë. Mba provoi me një gjuajtje dhe topi shkoi te Da Silva, me këtë të fundit që nuk gaboi nga shumë afër portës.
Me këtë fitore, Partizani renditet në vendin e 2 me 57 pikë, ndërsa Kukësi mban vendin e 8 me 37 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Teuta i ka dhënë “asistin” e artë Partizanit në luftën për titull, teksa ka mposhtur Tiranën me rezultatin 2-1 Tiranën.
Bardheblutë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 52. Rimal Haxhiu moritopin në hyrje të zonës dhe lëshoi një gjuajtje të pakapshme për Qirkon.
11 minuta më vonë, durrsakët barazuan shifrat. Aksion fantastik i Markut nga e djathta, topi i tij gjeti shtyllën e dytë Emiliano Vilën, i cili gjeti rrjetën duke mposhtur Likën.
Në minutën e 71, “Djemtë e Detit” gjetën golin e 3 pikëve. Sulm i shpejtë i durrsakëve me Lorenco Vilën, i cili ishte ai që finalizoi në portën bardheblu pas asistit të Çyrbjes.
Sikur të mos mjaftonte kjo humbje, kampionët e Shqipërisë u detyruan ta mbyllnin ndeshjen me 10 lojtarë.
Në minutën e 81, pati një moment të diskutueshëm, pasi Behiratçe shtyu Gjinollarin në lojën pa top pasi ishte Vila, i cili reagoi. Hamiti shkoi ta shihte në VAR dhe i tregoi mbrojtësit bardheblu kartonin e kuq.
Me këtë fitore, Teuta renditet në vendin e 6 me 42 pikë, ndërsa Tirana mban vendin e parë me 59 pikë.
Lini një Përgjigje