
Xhenoa e trajnerit Alberto Xhilardino është promovuar sërish në Serinë A pas vetëm një viti në Serinë B, duke iu bashkuar kështu Frosinones.
Skuadra nga Xhenoa duhet të merrte një rezultat më të mirë se Bari për të siguruar ngjitjen direkte.
Ata mundën Askolin 2-1 në Marasi me golat e Matia Bani dhe Milan Badelj, ndërsa Bari nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Modena.
Xhenoa është klubi më i vjetër i futbollit në Itali, i themeluar në shtator 1893 dhe natyrisht dominoi sportin në vitet e para të tij me nëntë tituj përpara se Seria A të bëhej formati aktual.
Me shumë mundësi nuk do të ketë një “Derby della Lanterna” as sezonin e ardhshëm, sepse ndërsa Xhenoa po rritet, Sampdoria është në fund të tabelës.
Lini një Përgjigje