
Pas Korçës dhe Durrësit, sot është zgjedhur edhe projekti që do të ndërtojë stadiumin e ri të Vlorës. Fitues është zgjedhur projekti i studios belge “XDGA”.



Një impiant modern dhe multifunksional me hotele, lokale, dyqane që do të shërbejë jo vetëm për futboll. Një atraksion i ri në qendër të qytetit që vjen në shërbim të qytetarëve dhe turistëve.



Stadiumi i ri sjell një impiant ikonik i rrethuar me kulla që do të ketë edhe një fushë sportive dhe një pishinë në aneksin e saj.



Për stadiumin e Vlorës, garuan për finalen 3 studio prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore: “FUKSAS” (Itali), “OPPENHEIM Arkitekturë” (SHBA & Zvicër) dhe “XDGA” (Belgjikë).



Lini një Përgjigje