TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Maj 2023, 19:30

Festimet e titullit kampion pas 33-vitesh mungesë, vritet në Napoli djali i drejtuesit të Kamorrës

Shkruar nga Pamfleti

Festimet e titullit kampion pas 33-vitesh mungesë, vritet në Napoli

Gjatë festës së fitimit të titullit kampion pas 33-vitesh mungesë nga ana e tifozëve të Napolit në sheshin Volturno, tifozi 26-vjeçar Vinçenco Kostanco mbeti i vrarë me armë zjarri dhe mediat italiane zbuluan se babai i tij Mauricio është një nga drejtuesit e Kamorrës në lagjen Pontiçelli.

Vinçenco Kostanco (26-vjeç) ishte në fokusin e policisë italiane për shkak të së kaluarës së tij të konsiderueshme kriminale dhe gjatë një feste në rrugët e Napolit ai u qëllua për vdekje.

I ndjeri ishte djali i Mauricio Kostancos, i dënuar për organizatë mafioze dhe konsiderohet si një nga drejtuesit e Kamorrës në rrethin Pontiçelli, vend ku ka armiqësi të madhe mes klaneve të ndryshme.

Siç konfirmohet nga policia italiane, Kostanco ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri.

Në këto momente, si prokurorët ashtu edhe karabinierët italianë po hetojnë nëse ai u vra nga klani rival Kamorra apo, përkundrazi, ishte një goditje e rastësishme.

Gjithashtu, “La Stampa” raporton se më shumë se 200 njerëzve i është dhënë ndihma në spitalet përreth Napolit për arsye të ndryshme, nga lëndimet fizike e deri te lëndimet me thikë.

vicenco kostanco djali i ish-drejtuesit të kamorrës napoli

Lini një Përgjigje