TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Maj 2023, 20:28

Interi “imiton” Milanin në Serinë A, zikaltërit mposhtin Romën në ‘Olimpico’, verdhekuqtë përshëndeten me Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Interi “imiton” Milanin në Serinë A, zikaltërit

Interi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Romës, duke e mundur me rezultatin 0-2. Zikaltëtrit e drejtuar nga Simone Inzagi, kanë shënuar nga një gol për secilën pjesë, duke marrë 3 pikë të arta. Skuadra e Simone Inzagit “imiton” kështu Milanin, pasi edhe këta të fundit triufmuan përballë Lacios 2-0.

Dimarko në të parën përfitoi nga një pasim i Dumfris nga e djathta duke e çuar topin në rrjetë. Në të dytën, ishte Lukaku ai që mori një pasim nga Lautaro dhe i vetëm përballë portierit, nuk gaboi duke realizuar edhe të dytin.

Me këtë fitore, Interi ngjitet sërish në vendin e katërt me 63 pikë aq sa edhe Juventusi, 2 më shumë se Milani i vendit të pestë dhe 1 më pak se Lacio e vendit të dytë. Nga ana tjetër, Roma ka humbur goxha terren në luftën për Champions dhe aktualisht, renditet në vendin e 7 me 5 pikë më pak se Interi, duke u larguar edhe nga zona e Ligës së Konferencës.

inter roma seria a

Lini një Përgjigje