TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Maj 2025, 14:22

Kupa e Italisë, trajneri i Bolonjës: Do luajmë pa presion, hyjmë për fitore

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Italisë, trajneri i Bolonjës: Do luajmë pa presion,

Bolonja dhe Milan do të përballen në finalen e Kupës së Italisë. Trajneri i Bolonjës, Vinçenzo Italiano, është shfaqur optimist në konferencën për shtyp.

Për Italianon, kjo është finalja e dytë në karrierë dhe ai shpreson që këtë herë të jetë momenti i fitores. “Do të kemi 29303 tifozë të uritur kuqeblu që na ndjekin. Ne jemi 11 në fushë, por do t’i ndiejmë pranë”.

Ai kërkon nga ekipi lojë cilësore dhe pa presion, duke shtuar se “nuk duhet të kemi pendesa. Duhet të luajmë me qetësi. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por ne kemi shanset tona dhe duam që të shkruajmë historinë. Kohët e fundit kemi treguar se po rritemi ndjeshëm”.

Lini një Përgjigje