TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Maj 2025, 20:32

U largua nga Vllaznia pasi nuk u shpall kampion, reagon Tefik Osmani? E nxorëm nga lufta për mbijetesë në “Final Four”

Shkruar nga Pamfleti

U largua nga Vllaznia pasi nuk u shpall kampion, reagon Tefik Osmani? E

Ditën e sotme, klubi i Vllaznisë ka njoftuar një largim të rëndësishëm. Tefik Osmani nuk do të jetë më drejtor sportiv i kuqebluve. Pas 18 muajsh bashkëpunim, Osmani dhe Vllaznia kanë ndarë rrugët.

Ndërkohë që ka reaguar vetë edhe Osmani. Ky i fundit nuk ka kursyer falenderimin për të gjithë ekipin, por në veçanti për Bekim Balajn.

Gjithashtu, Tefik Osmani ka falenderuar edhe presidentin Xhaferi dhe gjithë stafin teknik.

Sot kam një falenderim të veçantë për tifozët e mrekullueshëm shkodranë, për lojtarët e ekipit, në veçanti Bekim Balajn, kapitenin që së bashku i shkuam aq pranë titullit. Stafin teknik që kam punuar, në veçanti Vioresin Sinani.

Falenderoj presidentin që më besoi këtë detyrë në një kohë të vështirë për Vllazninë që me përkushtim të gjithë së bashku e nxorëm nga lufta për mbijetesë në luftën për titull në Final Four. Kontratës sonë i erdhi fundi dhe falenderoj qytetin e Shkodrës për mikpritjen. Falenderim të veçantë edhe për Ardit Krajën që çdo çast i ka qëndruar pranë ekipit”, shkruan Osmani.

U largua nga Vllaznia pasi nuk u shpall kampion, reagon Tefik Osmani? E

Osmani u afrua te kuqeblutë në nëntorin e vitit 2023. Shkodranët mbyllën dy sezone në “Final Four”, një si vend i katërt dhe i dyti në statusin e nënkampionit.

tefik osmani ish-drejtori sportiv i vllaznisë

Lini një Përgjigje