TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Maj 2025, 19:27

“The Sun”: Murinjo rikthehet në stolin e gjigantëve të Premier Ligës

Shkruar nga Pamfleti

“The Sun”: Murinjo rikthehet në stolin e gjigantëve

Zhoze Murinjo është emri surprizë i trajnerit favorit për të zëvendësuar Ruben Amorimin në stolin e Mançester Junajtid. Trajneri 40-vjeçar ka përjetuar një periudhë të tmerrshme që kur mori drejtimin e klubit nga Erik ten Hag në nëntor.

Por pas humbjes 2-0 të së dielës ndaj Uest Hemit në “Old Trafford”, e nënta në shtëpi për këtë sezon, që barazon rekordin e të gjitha kohërave, Amorim lëshoi një paralajmërim “bombë”.

Trajneri portugez tha se do të largohet, nëse nuk arrin ta ndryshojë situatën e tmerrshme te Junajtid, i cili renditet në vendin e 16 në tabelën e Premier Ligë me 39 pikë, kur kanë ngelur edhe dy ndeshje.

Dhe nëse Amorim largohet, Murinjo është në krye të kandidatëve si favorit sipas kompanive europiane të basteve. Sipas “Betfair”, “Special One” është favorit i padiskutueshëm me koeficientin 5 për t’u rikthyer në “Old Trafford” dhe për të marrë përsipër detyrën e bashkëkombësit të tij.

Murinjo, 62 vjeç, ishte trajner i Mançester Junajtid nga maji 2016 deri në dhjetor 2018, ku fitoi Kupën e Ligës dhe Ligën e Europës në vitin 2017, përpara se gjërat të përkeqësoheshin.

Junajtid nuk fitoi një trofe tjetër për gjashtë vjet, deri në Kupën e Ligës 2023, nën drejtimin e Ten Hagut, ndërsa i vetmi trofe i Murinjos që atëherë ka qenë Liga e Konferencës me Romën në vitin 2022. I dyti në listë si favorit është Kieran MekKena, trajneri i Ipuiçit, ndërsa i treti është ish-trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt./ The Sun

 

 

zhoze murinjo trajneri portugez mançester junajtid

Lini një Përgjigje