TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Maj 2025, 17:35

Ançeloti nis punën pa u ulur akoma në stolin e Brazilit, kërkon rikthimin e ish-mesfushorit të Realit te “Seleçao”

Shkruar nga Pamfleti

Ançeloti nis punën pa u ulur akoma në stolin e Brazilit,

Karlo Ançeloti, do të mbyllë më 26 maj aventurën e dytë me Realin e Madridit dhe do të marrë drejtimin e Brazilit.

Telenovela mes teknikut italian dhe Brazilit ka mbaruar me “tym të bardhë”. Ai nënshkroi një kontratë deri në Kupën e Botës 2026, me opsionin për ta zgjatur atë deri në Kupën e Botës 2030. Duket se Karlo ka nisur nga puna, pa u ulur në stolin e “Seleçaos”.

Sipas ekspertit të merkatos Fabricio Romano, trajneri ka filluar të diskutojë rikthimin e Kasemiros në ekipin kombëtar. Mesfushori u stërvit gjatë kohës së tij te Reali nga Ançeloti dhe marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë e shkëlqyer. 65-vjeçari synon të thërrasë sa më shumë liderë të jetë e mundur, përfshirë edhe lojtarin e Mançester Junajtid.

karlo ançeloti trajneri italian kasemiro

Lini një Përgjigje