TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Maj 2025, 15:17

Festë e jashtëzakonshme pas fitimit të titullit kampion, tifozët e Bazelit brohorasin emrin e Xherdan Shaqirit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Festë e jashtëzakonshme pas fitimit të titullit kampion,

Bazeli u rikthye te titulli i kampionit në Zvicër pas shtatë viteve pritje. Për gjigantin zviceran ky ishte titulli i 21 në historinë e klubit, ndërsa meritat më të mëdha padyshim shkojnë për Xherdan Shaqirin i cili realizoi 18 gola dhe dhuroi 20 asiste.

Festa ka qenë e jashtëzakonshme me tifozët teksa të gjithë brohorisnin emrin e tij.

Pas kësaj arritje, Shaqiri ka folur për “20min.ch” duke shfaqur emocionet për titullin e kampionit, teksa tha se ishte rikthyer për titullin.

Kjo është arsyeja pse u ktheva. Erdha me ambicie dhe qëllime të qarta. Kur u largova nga Bazeli, klubi gjithmonë luftonte për tituj. Nuk do ta kisha menduar se do të ndodhte që në vitin e parë, por kjo e bën gjithçka edhe më të bukur. Tani kemi ende një shans për të fituar dy trofe”, vazhdoi më tej Shaqiri.

Bazeli ka tri ndeshje të mbetura përpara finales së Kupës së Zvicrës më 1 qershor kundër FC Biel.

xherdan shaqiri mesfushori shqiptar bazel

Lini një Përgjigje