TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Maj 2025, 22:45

Atalanta nuk fal ndaj Romës dhe pret biletën për në Champions League, bergamaskët i japin asist Juventusit

Shkruar nga Pamfleti

Atalanta nuk fal ndaj Romës dhe pret biletën për në

Atalanta ka fituar 2-1 ndaj Romës në ndeshjen e fundit të javës së 36 të Serisë A, e luajtur në Bergamo. Me këtë fitore, Atalanta siguron zyrtarisht “biletën” për të marrë pjesë në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Bergamaskët gjetën shpejt golin që në minutën e 8 me Ademola Lukman, i cili shënoi me një goditje të bukur pas asistit të marrë nga De Ketelare. Në minutën e 30, Roma barazoi shifrat me Brajan Kristante.

Mesfushoi shënoi me kokë pas krosimit të bukur nga Matias Shule. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Goli i avantazhit për Atalantën erdhi në minutën e 76 me Sulemana, i cili shënoi me një goditje të fuqishme nga jashtë zone pak minuta pasi ishte futur në fushë.

Rezultati përfundimtar 2-1. Nëse Atalanta siguron pjesëmarrjen për në Champions League duke u renditur e treta, Roma mbetet në vendin gjashtë me 63 pikë, me një pikë më pak se Juventusi i vendit të katërt dhe Lacio e vendit të pestë.

atalanta roma seria a

Lini një Përgjigje